Hima Travel
069 47 67 427

Udhëtime në Poloni me guidë

Të gjitha udhëtimet tona në Poloni, me guidë shqipfolëse dhe program të plotë. Ju zgjidhni datën, ne kujdesemi për pjesën tjetër.

Poloni me guidë

Polonia është më e madhe dhe më e larmishme se ç’pritet. Krakovia i shpëtoi luftës dhe ka një nga sheshet mesjetare më të bukura të Evropës; Varshava u shkatërrua dhe u rindërtua gur pas guri, çka është histori më vete. Kriporja e Wieliczkës është një qytet nën tokë. Çmimet janë të buta dhe njerëzit të ngrohtë. Me guidë shqipfolëse kuptoni peshën e vendeve që vizitoni.