Hima Travel
069 47 67 427

Udhëtime në Egjipt me guidë

Të gjitha udhëtimet tona në Egjipt, me guidë shqipfolëse dhe program të plotë. Ju zgjidhni datën, ne kujdesemi për pjesën tjetër.

Egjipt me guidë

Egjipti është vendi ku historia matet me mijëvjeçarë. Piramidat e Gizës qëndrojnë prej më shumë se katër mijë vjetësh dhe janë të vetmet nga shtatë mrekullitë e vjetra që kanë mbetur; Luksori ka tempujt dhe varret e mbretërve; Nili ende e mban vendin gjallë siç e ka mbajtur gjithmonë. Bregdeti i Detit të Kuq ka ujë të ngrohtë dhe korale. Me guidë shqipfolëse kuptoni simbolet; përndryshe mbeten thjesht gurë të mëdhenj.