
Detajet e turit
Dita 01: 28 Dhjetor
- Takimi me guidën tonë në Aeroportin e Rinasit.
- Fluturimi direkt Tiranë – Dubai: 12:25 – 20:50.
- Transferta dhe akomodimi në hotel.
Dita 02: 29 Dhjetor
- Mëngjesi në hotel.
- Opsionale: Dubai City Tour (Turi i qytetit të Dubait) – 70 Euro.
- Fillimisht do t'i drejtohemi Xhamisë Jumeirah (e cila është një nga xhamitë më të bukur në Dubai).
- Më pas vazhdojmë në rrugën e famshme Sheikh Zayed (ciliuar edhe si arteria kryesore e qytetit). Gjatë kësaj rruge do të kalojmë në Zonën e Biznesit (e mbushur me godina unike) si p.sh. Emirates Towers dhe Qendra e Tregtisë Botërore.
- Gjithçka duket në harmoni të plotë dhe ky program do të vazhdojë të na tregojë mrekulli të tilla si Burj Khalifa, e cila është ndërtesa më e lartë në botë (828 m), dhe pranë saj ndodhet Dubai Mall, që është qendra tregtare më e madhe në botë.
- Vazhdojmë vizitën tonë drejt Palmës Jumeirah, e cila është një arkitekturë e veçantë e ndërtuar totalisht mbi ujë. Aty do të kemi mundësi të shohim nga jashtë hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundësi për foto panoramike.
- Më pas do të shohim nga jashtë hotelin Burj Al Arab, i cili është i vetmi hotel në botë me 7 yje.
- Mundësi për kohë të lirë në Pazarin e Erëzave dhe Frutave të Thatë, duke përfunduar programin tonë në zonën e famshme Dubai Gold Souk, e cila, siç tregon edhe vetë emri, është zona më e njohur e argjendarisë në Lindjen e Mesme.
- Vazhdojmë me Dubai Marina, që është edhe shëtitorja më e njohur në Dubai, ku mund të shohim edhe zonën e jahteve.
- Kohë e lirë për drekën dhe më pas akomodimi në hotel.
Opsionale:
- Bileta e hyrjes në Burj Khalifa – 65 Euro për person.
- 19:00 - 21:00: Yacht Tour – 60 Euro për person.
Dita 03: 30 Dhjetor
- Mëngjesi në hotel.
- Ditë e lirë.
Opsionale:
- Paradite në Miracle Garden.
- Pasdite Safari në shkretëtirë – 69 Euro për person (me darkë të përfshirë):
- Largohuni për pak nga jeta e ngarkuar e qytetit dhe shijoni shkëlqimin e shkretëtirës së Dubait me turneun tonë të safarit në shkretëtirë. Zgjedhim pasditen pasi është koha më e mirë për të vizituar shkretëtirat, që gjatë mbrëmjes t'i japin mirëseardhjen dritës së hënës dhe vizitorëve nga e gjithë bota.
Dita 04: 31 Dhjetor
- Mëngjesi në hotel.
- Ditë e lirë.
Opsionale:
- Aura Morning Pool Experience – 95 Euro për person.
- Darka Gala për Vitin e Ri.
Dita 05: 01 Janar
- Mëngjesi në hotel.
- Opsionale: Turi i qytetit të Abu Dhabit – 70 Euro.
- Transferim për në Abu Dhabi, ku vijojmë me City Tour.
- Abu Dhabi njihet ndryshe si Manhatani i Arabisë për shkak të gradaçelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe shtrihet në një ishull në formë T-je, pranë Gjirit Persik.
- Aty do të kemi mundësi për të vizituar vende të mrekullueshme si Xhamia Sheikh Zayed, një kryevepër e arkitekturës neo-islamike, si edhe një nga xhamitë më të bukur në të gjithë botën. Xhamia ka mbi 1.000 shtylla në zonat e saj të jashtme, të cilat janë të veshura me më shumë se 20.000 panele mermeri me gurë të çmuar, duke përfshirë guaskat, perlat etj. Vizita e kësaj xhamie është një përvojë vërtet e paharrueshme.
- Vizita vazhdon duke parë Pallatin e Emirateve, shumë luksoz, i cili ndodhet në një vend mbresëlënës.
- Më pas do të vizitojmë Heritage Village, Marina Mall, si edhe ishullin Saadiyat, i cili ofron një pasqyrë të vërtetë në zhvillimin e qytetit më të pasur të botës.
- Në vazhdim do të vizitojmë edhe ishullin Yas, në të cilin ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave të Formula 1.
- Pas përfundimit të programit, transferta për në Dubai dhe akomodimi në hotel.
Dita 06: 02 Janar
- Mëngjesi në hotel.
- Fluturimi direkt Dubai – Tiranë: 09:00 – 12:05.
- Fundi i shërbimit tonë.
Të përfshira:
- Fluturimi direkt Tiranë-Dubai-Tiranë me bagazh 20 kg
- Akomodimi në hotel me mëngjes
- Transfertat aeroportuale
Të papërfshira:
- Taksa Turistike e qytetit
- Gala Dinner CityMax Bur Dubai - 125 Euro Personi
- Akomodimi ne hotelet ne vijim:
- Signature Tecom 4*- 1499 Euro Personi
- ( Gala Dinner ) - 120 Euro Personi ( Pa Pije Alkoolike )
- Millenium Place Al Barsha 4* - 1599 Euro Personi
- Golden Tulip Media Hotel 4* - 1739 Euro Personi
- ( Gala Dinner ) - 125 Euro Personi ( me pije alkoolike )
- Millenium Place Marina 4* - 1839 Euro Personi
