
Detajet e turit
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 23:20 - 00:55 Catania.
Kthimi: Catania 21:20 - 22:45 Tirane.
Program
Dita e Parë
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin e grupit, rreth 3 orë përpara nisjes së fluturimit.
Procedurat e check-in dhe nisja me fluturim direkt drejt Sicilisë.
Pas mbërritjes në Catania, transferimi për në hotel dhe akomodimi.
Dita e Dytë
Mëngjes në hotel dhe nisje drejt Syracuse, një nga qytetet më të rëndësishme të botës antike greke dhe ndër destinacionet më magjepsëse të Sicilisë.
Vizita zhvillohet në zemrën historike të qytetit, në ishullin Ortigia, ku historia, miti dhe arkitektura baroke ndërthuren në një atmosferë unike. Ecja mes rrugicave të ngushta na çon te Piazza Duomo, një nga sheshet më mbresëlënëse të Sicilisë, ku dominon madhështia e Duomo di Siracusa, i ndërtuar mbi rrënoja tempulli antik grek.
Do të shohim gjithashtu Fonte Aretusa, një burim legjendar i lidhur me mitologjinë greke, si dhe Tempio di Apollo dhe Castello Maniace, që i japin zonës një karakter historik dhe strategjik unik.
Pas vizitave, kthim në Catania dhe pasdite e lirë për shëtitje individuale, relaks ose eksplorim të qendrës historike të qytetit.
Fjetje në hotel.
Dita e Tretë
Mëngjes në hotel dhe nisje drejt qytetit elegant të Noto, i cili njihet si një nga kryeveprat e barokut sicilian. Katedralja e Cattedrale di San Nicolò dominon horizontin e qytetit me madhështinë e saj, ndërsa pallati aristokratik Palazzo Nicolaci të mahnit me ballkonet e tij të zbukuruara me detaje artistike që tregojnë historinë e familjeve fisnike të dikurshme.
Rruga vazhdon drejt Taormina, një nga destinacionet më ikonike të Sicilisë, ku pamjet panoramike dhe atmosfera romantike e bëjnë çdo hap të veçantë. Në Corso Umberto, rruga kryesore e qytetit, jeta pulson mes kafeneve, dyqaneve dhe ndërtesave historike që ruajnë hijeshinë mesjetare. Vizita në Palazzo Corvaja dhe Chiesa di San Giuseppe plotëson përvojën kulturore të qytetit, ndërsa Piazza Duomo mbyll këtë ditë me një atmosferë të qetë dhe autentike siciliane.
Kthimi dhe fjetje në hotel në Catania.
Dita e katërt
Mëngjes në hotel dhe nisje për një vizitë të plotë në Catania, një qytet që ndërthur historinë, arkitekturën baroke dhe jetën moderne siciliane.
Vizita përfshin zemrën historike të qytetit me Piazza del Duomo, ku ndodhet edhe simboli i famshëm Fontana dell'Elefante. Më pas vijojmë përgjatë Via Etnea, rruga kryesore dhe më e gjallë e qytetit, e mbushur me dyqane, kafene dhe ndërtesa historike.
Do të vizitojmë gjithashtu Piazza dell'Università dhe Castello Ursino, një kështjellë mesjetare që sot ruan muze dhe ekspozita kulturore, duke sjellë një tjetër dimension historik të qytetit.
Pas vizitës, kohë e lirë për kafe, shëtitje ose blerje suveniresh në qendër.
Transferimi për në aeroport.
Fund i udhëtimit.
POLITIKA TE PERGJITHSHME:
- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 120 euro, 2-12.99 vjec paguajne 30 euro me pak nga vlera e paketes.
- Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
- Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
- Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Included
- Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
- Akomodim në hotel
- Bileta e avionit vajtje – ardhje.
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
- Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10 kg)
Not included
- Gjithcka e papërmendur me sipër.
- Taksa lokale për turistët 1.5/PERSONI/NATE
